Rama në Bruksel, Presidentja e KE mbledh sot liderët e Ballkanit Perëndimor

nga D V

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen (Von der Leyen), do të mbledhë në Bruksel liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, takim ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në takim Fon Der Lajen pritet që t`ju paraqesë liderëve të Ballkanit Perëndimor një udhërrëfyes konkret për pesë vitet e ardhshme me afate kohore, në kushtet kur do të nisë nga puna Komisioni i ri Evropian.

Kryeministri Rama pritet që të shtrojë çështjen e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së duke kërkuar që të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare në tetor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More