Röpke: BE nuk mund të zhgënjejë më vendet e Ballkanit, duhet integrim gradual

nga D V

Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Oliver Röpke theksoi rëndësinë e integrimit gradual të vendeve kandidate për në BE në mënyrë që shoqëria civile dhe pritshmërinë e popujve të merren parasysh.

Në një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama nga Brukseli, presidenti Röpke theksoi se BE nuk mund të zhgënjejë më asnjë nga vendet e Ballkanit.

Duke vlerësuar rëndësinë e shoqërisë civile, Oliver Röpke tha se nevoja e tyre për t’u përfshirë në proceset integruese është me e nevojshme se kurrë.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Ballkanit në përgjithësi. Mbështetja jonë madhore për zgjerimin edhe anëtarësimin e Shqipërisë nuk duhet të zhgënjejë me pritshmërinë e popullit shqiptar. Prandaj një nga përparësitë më të rëndësishme është nisma e përfshirjes së shoqërisë civile në punët tona të përditshme.

“Ka ardhur koha të marrim hapin tjetër që është krijimi i Komitetit të Përbashkët Konsultative që do monitorojë dhe do japë këshilla për anëtasimin e vendeve në BE. Ne jemi gati, bazën ligjore kemi thjeshtë duhet të caktohen në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse anëtarët. Qasja jonë është për zgjerimin e BE dhe integrimin gradual të vendeve kandidate dhe shoqërisë civile. Mbështesim aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More