Pacientët kanë nevojë për shërbime të duhura, si qëndron raporti mjek -pacientë?

nga I.A

Shkup, 19 shtator – Jemi dëshmitarë që shpesh herë Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në institucion i dorës së dytë, në të cilin shpesh ndryshohen ministrat. Gjë që reflekton se ky institucion ekziston sa për ta bë ndokënd ministër. Pjesë e pazareve politike, e për të larë ndonjë hatërmbetje. Kjo qasje është totalisht e gabuar dhe që prodhon gjendje katastrofale në funksionim. Me rastin e ditës botërore të sigurisë së pacientëve, mjekët thonë se besimi mes pacientëve dhe mjekëve është shumë e rëndësishme, si dhe edukimi i pacientëve që duhet në çdo kohë t’i njohin simptomat që i ndjejnë dhe të drejtohen në Ndihmën e Shpejtë ose tek mjeku amë për të marrë përgjigjet për shqetësimet e tyre, shkruan Zhurnal.

Raporti pacient-mjek i rëndësishëm në mjekim –

Me rastin e ditës botërore të sigurisë së pacientëve, mjekët thonë se besimi mes pacientëve dhe mjekëve është shumë e rëndësishme, si dhe edukimi i pacientëve që duhet në çdo kohë t’i njohin simptomat që i ndjejnë dhe të drejtohen në Ndihmën e Shpejtë ose tek mjeku amë për të marrë përgjigjet për shqetësimet e tyre.

“Kur kemi pacientë të edukuar mirë, që në kohë mund t’i dallojë simptomat dhe në kohë do të shkojë tek mjeku amë, kështu do të jetë më mirë për të gjithë shoqërinë, shëndeti do të jetë në nivel më të lartë dhe shëndetësia jonë do të jetë në pozicionin e duhur. Për këtë shkak duhet vazhdimisht të edukohen pacientët dhe t’u tregohet se të gjitha simptomat, që mund t’ia përkeqësojnë shëndetin e tyre, vazhdimisht të respektohen rekomandimet që ne vazhdimisht i japim në secilën kohë të vitit”, tha mjekja në Ndihmën e Shpejtë, Margareta Atanasovska për TVM2.

Mjekja Atanasovska thotë se përballen me vështirësi më shumë në aksidentet e komunikacionit, pasi që duhet intervenuar në kohë dhe me organizim të mirë t’u jepet ndihma e nevojshme të lënduarve.

“Përvoja këtu ka rëndësi të madhe tek ne, më shumë vështirësi kemi tek aksidentet e komunikacionit kur kemi të lënduar më shumë persona, duhet të intervenohet me më shumë mjete të transportit dhe organizimi është shumë i rëndësishëm. Duhet të arrihet në kohë, duhet të bëhet triazhi i duhur. Pacientit që i duhet ndihmë urgjente t’i ofrohet menjëherë dhe të tjerëve t’u bëhet triazhi. Nganjëherë me 3 deri në 4 automjete shkojmë në terren për intervenim dhe kjo është që ne e ushtrojmë çdo ditë dhe e zbatojmë në praktikë, ndërsa pacientët duhet me urgjencë t’i dërgojmë në institucionin shëndetësor.”, përfundoi mjekja Atanasovska.

Nga Ndihma e Shpejtë rekomandojnë që pacientët me sëmundje kronike duhet ta marrin terapinë në kohë dhe rregullisht, si dhe pacientët të shkojnë në kontrollet preventive që i kanë gjatë vitit.

Gjendja në shëndetësi krahasuar me katër vite më herët shkon drejt përkeqësimit –

Krahasuar me anketën që IPIS ka bërë për Detektor në vitin 2019, qytetarët shprehin pakënaqësi edhe më të madhe, duke pasur parasysh se pakënaqësia e përgjithshme me shëndetin publik katër vite më parë ishte 19,5 për qind, ndërsa tani është 26,2 për qind.

Pothuajse gjysma e qytetarëve besojnë se shëndeti publik ishte më i mirë pesë vjet më parë. Kështu, 49,7 për qind e të anketuarve vlerësojnë se cilësia e shëndetësisë publike krahasuar me pesë vjet më parë tani është në nivel më të ulët, 31,8 për qind mendojnë se nuk ka pasur ndryshime, ndërsa 12,4 për qind janë të mendimit se shëndetësia e sotme është më e mirë se pesë vjet më parë.

Anketa tregon se 22,7 për qind e qytetarëve shkojnë më shpesh në vizita mjekësore në ordinanca private për shkak se janë të pakënaqur me kujdesin që ofrohet nga institucionet e shëndetit publik. Mbi dy të tretat e qytetarëve ose 69,8 për qind trajtohen ekskluzivisht në kujdesin shëndetësor publik. Kjo mbase është e kuptueshme dhe e pritshme duke marrë në konsideratë gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve, që nuk ka mundësi secili prej tyre të trajtohet aty ku ofrohet shërbim më cilësor.

Sa i përket furnizimit me barna, gati dy të tretat e të anketuarve ose 62,3 për qind thonë se nuk kanë asnjë problem, pra se farmacitë janë të furnizuara mirë gjatë gjithë muajit dhe se nuk e kanë problem të marrin barna me recetë. Të kundërtën janë të bindur 30,5 për qind e qytetarëve.

Gati tre të katërtat e qytetarëve të anketuar, ose saktësisht 73,9 për qind, besojnë se aktualisht, vendi nuk i përmbush standardet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian për cilësinë e kujdesit shëndetësor. Mendim të kundërt kanë 17,3 për qind e qytetarëve. Krahasimi me anketën e vitit 2019 tregon se numri i qytetarëve që besojnë se kujdesi shëndetësor i plotëson kriteret e Bashkimit Evropian është në rritje. Kështu, numri i qytetarëve që besojnë se shëndetësia jonë është larg Bashkimit Evropian, nga 57,6 për qind në vitin 2019, ka shkuar në 73,9 për qind në sondazhin e fundit. Anketa e Institutit për Hulumtime Politike në Shkup është realizuar në periudhën prej 28 shkurtit deri më 3 mars të këtij viti në mostër përfaqësuese prej 1.107 të anketuarve.

Në çfarë gjendje është shëndetësia në Maqedoninë e Veriut?

Megjithatë, jemi dëshmitarë që shpesh herë Ministria e Shëndetësisë është shndërruar në institucion i dorës së dytë, në të cilin shpesh ndryshohen ministrat. Gjë që reflekton se ky institucion ekziston sa për ta bë ndokënd ministër. Pjesë e pazareve politike, e për të larë ndonjë hatërmbetje. Kjo qasje është totalisht e gabuar dhe që prodhon gjendje katastrofale në funksionim.

Duhet qasje shumë më serioze nga organet e shtetit për Ministrinë e Shëndetësisë, dhe që investimet të drejtohen në këtë sektorë që është nevojë jetike për secilin qytetarë. Ka tashmë më shumë se një dekadë që kur është premtuar ndërtimi i një Qendre të re Klinike në Shkup, dhe kjo gjë nuk po realizohet dot. Me ministra që nuk brengosen për shëndetësinë cilësia e shërbime nuk korrigjohet asnjëherë.

E në çfarë gjendje është shëndetësia në vendin tonë, tregues më i mirë ishte situata me pandeminë. Ku institucionet shëndetësore përpos që kishin mungesë të kuadrove përkatëse mjekësor, ata kishin edhe mungesë të shtretërve dhe hapësirave. Pacientët nga mungesa e sigurimit të barnave për fibrozë cistike kanë ndërruar jetë, infrastrukturë tmerruese, shërbime katastrofale. Prandaj, kur të rinjtë po vendosin ta braktisin vendin nuk po e bëjnë vetëm për mungesë të një vendi pune, por edhe si pasojë e mos sigurisë shëndetësore në këtë vend. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More