Saliu në Takimin Ministror për Integrimin e Romëve 2024 në Berlin

nga Xh M

Shkup, 19 shtator – Ministri përgjegjës për Integrimin dhe Zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030, Shaban Saliu, mori pjesë në takimin ministror për integrimin e romëve 2024 në Berlin, organizuar nga Qeveria gjermane.

Arsimi, punësimi, aksesi në shërbimet shëndetësore, zgjidhja e problemeve të strehimit dhe përballja me anti-ciganizmin ishin temat kryesore të takimit.

“Edhe pse Strategjia është në përdorim prej pesë vitesh, ka sfida të rëndësishme që duhen kapërcyer. Kur bëhet fjalë për romët, është e nevojshme të punohet me romët, sepse ata e dinë më së miri se çfarë kanë nevojë dhe si mund të përmirësohet gjendja e tyre. Përfshirja e romëve në proceset sociale është një moment kyç. Vetëm përmes pjesëmarrjes aktive të romëve mund të arrijmë integrimin e vërtetë dhe të krijojmë kushte për një jetë më të mirë”, theksoi Saliu në fjalën e tij.

Përfaqësuesit nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut theksuan rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të komunitetit rom. Oliver Varhei nga Komisionit Evropian foli për mbështetjen e BE-së për këto përpjekje, ndërsa ambasadori i Polonisë, Pavel Grononj, theksoi përparimin në përmirësimin e të drejtave të romëve në Poloni. Dhe Marta Garsia Fidalgo nga Komisioni Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin theksoi rëndësinë e kësaj nisme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More