Ministri i Çështjeve Evropiane Murtezani për vizitë në Budapest

nga D V

Shkup, 20 shtator  – Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, me ftesë të ministrit të Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janosh Boka, sot qëndron për vizitë pune në Hungari.

Në takimin në Budapest është paraparë të shqyrtohen mundësitë për avancimin e procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, gjatë kryesisë aktuale të Hungarisë me Këshillin e BE-së, njoftoi Ministria e Çështjeve Evropiane

Do të diskutohet edhe për bashkëpunimin dypalësh dhe thellimin e tij përmes projekteve të përbashkëta, si dhe për Planin e Rritjes dhe Agjendën e Reformave dhe nismat rajonale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More