Ligji për branitellat, Petrovska: Mickoski të tregojë nëse qëndrimi i Mexhitit është qëndrimi i koalicionit qeverisës

nga Xh M

Shkup, 22 shtator – Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska kërkon që kryeministri Hristijan Mickoski të përgjigjet nëse qëndrim i qeverisë është i njëjtë me atë të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, i cili në intervistë për REL tha se Ligji për branitellat “do të mbetet i bllokuar”.

“Duke qenë se kryeministri Mickoski ka deklaruar se qëndron prapa “branitellave”, pres që me kapacitetin politik dhe autoritetin që ka si dikush që ka fituar 500.000 vota në zgjedhjet e fundit, të mundësojë miratimin e Ligjit. Kjo çështje nuk duhet të jetë objekt i zhvendosjes së përgjegjësisë, por i marrjes së vendimeve politike. Kryeministri Mickovski duhet të përgjigjet nëse ky qëndrim i Mexhitit është edhe qëndrim i koalicionit qeveritar”, tha Petrovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More