Hasani: Shqipëria, e vendosur kundër gjuhës së urrejtjes dhe antisemitizmit

nga D V

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës në Nju Jork, mori pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë mbi Luftën kundër Antisemitizmit dhe Gjuhës së Urrejtjes përmes Arsimit.

Hasani theksoi në këtë takim vendosmërinë e Shqipërisë kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, duke mbrojtur dialogun civil dhe të drejtat e njeriut.

Ministri Hasani nënvizoi se, “është kritike, tani më shumë se kurrë, që të reagojmë në mënyrë aktive dhe të qëndrojmë kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e ndarjes dhe diskriminimit, në mënyrë që të ndalojnë rritjen e antisemitizmit”.

Ministri Igli Hasani ndodhet në Nju-Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More