Destani takohet me Kasamin: I lumtur që erdhi momenti i nisjes së ndërtimit të stadiumit të Tetovës

nga Xh M

Tetovë, 25 shtator – Biznesmeni Lazim Destani është takuar me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, që siç ka njoftuar, është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit krahas projektit të stadiumit të qytetit. E për stadiumin e Tetovës, Destani tha se është i lumtur që së shpejti do të fillojnë punimet dhe shtoi se, ky projekt është kurorëzim i punës dhe sakrificës së brezit të vjetër tetovar.

“Sot këtu në Tetovë, në ambientet e kompanisë Ecolog, e prita për vizitë Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Në këtë takim, krahas projektit të stadiumit të qytetit, ne diskutuam në përgjithësi mbi mundësitë e bashkëpunimit mes kompanisë sonë dhe Komunës. Për sa i takon stadiumit të Tetovës, unë shpreh kënaqësinë që tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat formale, përfshirë dhe lejen e ndërtimit që është marrë këto ditë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More