Nuk do të jenë në listën e LVV-së, Eman Rrahmani e Visar Korenica sot zyrtarizojnë aderimin në koalicionin AKR-PD

nga D V

Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk do ta gjejnë deputetin Eman Rrahmanin dhe Visar Korenicën në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rrahmani dhe Korenica kanë paralajmëruar se do t’i bashkohen koalicionit AKR-PD.

Të dy deputetët gjatë këtij mandati qeverisës në shumë raste nuk janë pajtuar me grupin parlamentar të LVV-së.

Në mospajtim kanë pasur edhe lidhur me Kodin Civil, Ligjin për Fertilizim, etj.

Ndryshe, Lista Familja në emër të deputetit Eman Rrahmani ka ftuar konferencë për sot në ora 11:00.

“Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara”, thuhet tutje në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More