Mot me diell, temperaturat deri në 22 gradë – nga e premtja reshje shiu

nga D V

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht rreth relievit malor.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-6/m/s.

Ndryshe, Instituti ka njoftuar se sipas disa parashikimeve, nga fundjava, sidomos më datë 4 dhe 5 tetor 2024, rajoni dhe jo vetëm do të përfshihen nga reshjet të shumta të shiut, si pasojë edhe përmbytje të mundshme nëpër disa vende.

“Parashikohet që pjesa perëndimore e  Kosovës, sidomos zona malore (Alpet Shqiptare), të kenë më shumë reshje 100 – 150 mm brenda 5 ditëve, ndërsa pjesa e Rrafshit të Dukagjinit 50 – 70 mm, të cilat duke pasur parasysh situatën e deri tanishme hidrometeorologjike e karakterizuar me thatësi të tejzgjatur, ku lumenjtë aktualisht janë nën vlerat e tyre mesatare, prandaj nuk parashikohet që të ketë përmbytje lumore. Për çfarëdo ndryshimi, do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More