Autori i vrasjes së tri grave dhe plagosjes së tri të tjerave, Dan Hutra ka replikuar me gazetarët në prag të nisjes së seancës së tij të parë gjyqësore në Gjykatën e Tiranës.
Teksa është shprehur se për të janë thënë shumë të pavërteta dhe kërkoi që të lejohet drejtësia të bëjë punën e saj, Dan Hutra me nota kërcënuese iu drejtua gazetarët duke iu thënë “do vijë dhe momenti juaj”.