Shkup, 4 tetor – Duke parë trendin e ri nga po ecin zhvillimet e fundit çështja e digjitalizimit nuk është ë vetëm dëshirë por nevojë imediate për një vend që synon progresin dhe ecjen graduale e në vazhdimësi me vendet e zhvilluara. Ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski do të mbaj fjalim hyrës në hapjen e sotme të ngjarjes “E ardhmja e inovacioneve digjitale – një simpozium për bashkëpunim me akademinë dhe industrinë”. Qendra e re digjitale për inovacione DigitMak do të ofrojë mundësi për përforcimin e gatishmërisë dhe kapacitetit digjital në biznese dhe organizata publike, shkruan Zhurnal.
Simpozium “E ardhmja e inovacioneve digjitale – një simpozium për bashkëpunim me akademinë dhe industrinë –
Ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski do të mbaj fjalim hyrës në hapjen e sotme të ngjarjes “E ardhmja e inovacioneve digjitale – një simpozium për bashkëpunim me akademinë dhe industrinë”. Kjo ngjarje, siç kumtojnë organizatorët, mbahet në kuadër të Qendrës digjitale për inovacione e RMV-së – DigitMak. Pas hapjes së këtij simpoziumi, janë parashikuar deklarata të ministrit Andonovski, koordinatorit të DigitMak dhe zëvendës-dekanit të Fakultetit i shkencave informatike dhe inxhinierisë kompjuterike, Petre Lameski, dhe koordinatorit të Biznis akceleratorit UKIM dhe zëvendës-koordinatori kombëtar i Institutit evropian për inovacion dhe teknologji (IEIT), Nikolla Ognenovski.
Gjatë mbajtjes së simpoziumit, ekspertë kryesorë, edukatorë dhe profesionistë të industrisë do të flasin për bashkëpunimin e nevojshëm ndërmjet institucioneve akademike dhe drejtuesve të industrisë
“Njëherit, e njëjta është e një rëndësie thelbësore për inkurajimin e inovacionit dhe zhvillimin e një fuqie punëtore të pajisur me aftësitë e nevojshme për të ardhmen. Ky simpozium do të ofrojë një platformë për pjesëmarrësit që të diskutojnë praktikat më të mira, të ndajnë njohuri dhe të krijojnë partneritete që do të përmirësojnë proceset arsimore dhe do të promovojnë rritje të qëndrueshme ekonomike”, thonë organizatorët e ngjarjes.
Gjatë simpoziumit, do të ketë mundësi për takime të shpejta të fokusuara në shërbimet e qendrës, përfshirë vlerësimin e inovacioneve, arsimin dhe trajnimin, digjitalizimin dhe shërbimet digjitale, si dhe qasje në financa.
Në simpozium, të ftuarit do të kenë mundësinë të mësojnë për mundësitë dhe programet e Institutit evropian për inovacion dhe teknologji (IEIT), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Rrjetit evropian për ndërmarrësi të Maqedonisë së Veriut – EENOMA, Rrjetit të universiteteve nga kryeqytetet e Evropës (UNIKA), si dhe Qendra e përpunimit me performancë të lartë e Maqedonisë së Veriut.
Qendra e re digjitale për inovacione DigitMak do të ofrojë mundësi për përforcimin e gatishmërisë dhe kapacitetit digjital në biznese dhe organizata publike. Ajo u themelua nga një konsorcium prej katër institucioneve partnere, secila me ekspertizë përkatëse në shërbimet për mbështetje të transformimit digjital, përfshirë edhe infrastrukturën bazë. Themeluesit janë Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” Shkup, Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Biznis akceleratori UKIM, si dhe Fondacioni për menaxhment dhe kërkime industriale.
Qendra në vitet e ardhshme duhet të kontribuojë në përmirësimin e transformimit digjital, qëndrueshmërisë, rritjes, produktivitetit dhe konkurrencës së subjekteve private dhe publike në vend.
Çfarë në të vërtetë është trasformimi digjital?
Shumë qytetarë por edhe ushtrues të funksionëve publike pretendojnë se e kanë të qartë çfarë në të vërtetë paraqet trasformimi digjital. Prandaj, duke qenë të sigurt në një gjë jo të saktë krijohet përshtypja që jemi në proces të transformimit digjital. Madje, disa mund të mendojnë që e kemi përfunduar këtë proces me sukses. Por, çfarë në të vërtetë paraqet trasnformimi digjital qartë dhe shkurt e ka shpjeguar profesori Gushev në intervistën e tij për Alsat.
„Shumë është me rëndësi të kuptohet çfarë është transformim digjital. Madje, edhe kompani të mëdha të llojit si Telekomi apo operatorë celular në Maqedoni, madje edhe bankat që duhet të mbështesin, nuk e kuptojnë procesin në tërësi. Unë jam dëshmitar se të gjithë operatorët telefonik p.sh EVN thotë se kemi shërbim të plotë elektronike, çfarë do të thotë kjo? Ata na dërgojnë faturën si dokument PDF, ne duhet t’i shënojmë të dhënat e njëjtë në bankë që të mund të paguajmë. Jo. Ky s’është transformim digjital, kjo është shndërrim i dokumenteve të rregullta në PDF si fotografi. Përkundrazi, transformimi digjital do të thotë, të gjitha të dhënat të mund të lëvizin mes palëve pa i shënuar apo pa i rinovuar. Ja një shembull me faturën, të gjitha kompanitë thonë se kemi faturë elektronike, dokumenti PDF dhe fatura e skanuar nuk është faturë elektronike, është thjesht dokument i skanuar, nuk është në letër, por është në mënyrë elektronike. Ky s’është transformim digjital. Për shembull, transformim digjital do të jetë nëse në atë faturë elektronike të ketë kod QR dhe vijmë me telefonin tonë celular, e skanojmë kodin QR dhe në bankë duhet ta vendosim PIN kodin se duhet të paguhet e jo të shënojmë të dhëna, kush jemi e kështu me radhë. Shpresoj se edhe Ministri e ka kuptuar saktësisht se çfarë është transformimi digjital dhe do të përpiqet ta arrijë atë plotësisht siç duhet, ka sqaruar profesori Gushev.
Viti që lamë pas karakterizohej për rajonin si vit i kërcënimeve të shpeshta e të shumta për bomba, edhe pse të gjitha deri më tani për fat të mirë ishin alarme të rrejshme. Alarmet e rrejshme për shpërthimin e bombave ishin prezentë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, posaçërisht në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi, Mal të Zi, po ashtu alarme të tilla ka pasur edhe në Kroaci.
Kjo nënkupton që cak i sulmeve të tilla është i përfshirë i tërë rajoni dhe jo vetëm një shtet, në këtë mënyrë kërcënohet siguria në këtë rajon. Në Maqedoninë e Veriut alarmet e tilla ishin bërë pothuajse përditshmëri e zakonshme, që nuk kishte javë që nuk dëgjoheshin alarme të tilla në lokacione të ndryshme, caqe kryesore qendrat tregtare, qendra e qytetit, shkolla, e vende të tjera që kryesisht janë të frekuentuara me qytetarë.
Dhe, nga kjo situatë nxënësit ishin ato që dëmtoheshin më së shumti, sepse në të njëjtën kohë edhe ishin të rrezikuar edhe humbnin mësimin. Përpos kësaj, kur kemi të bëjmë me kërcënim rutinor kjo shkakton edhe presion dhe ngarkesë psikike. Por, e gjithë kjo dramë pse nuk po përfundonte në kohë më të shpejt, sepse ishte paaftësia e shtetit në shprehje që të zbuloheshin këta autorë që përgatisin këto alarme të rrejshme, që ende edhe sot e kësaj dite nuk dihet nga vinin këto alarme. /Zhurnal.mk