Kryeministri i Serbisë Vuçeviq për vizitë në vend, është paralajmëruar nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim në energjetikë

nga D V

Shkup, 7 tetor – Kryeministri i Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq sot, me delegacion qeveritar, do ta vizitojë vendin. Vuçeviqi do të pritet nga kryeministri Hristijan Mickoski.

 Siç njoftojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, në kuadër të vizitës do të mbahet takimi tet-a-tet mes kryetarëve të qeverive të të dyja vendeve, ndërsa më pas edhe takimi plenar mes dy delegacioneve, pas çka do të pasojë nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim mes Ministrisë së Maqedonisë për Energjetikë, Minierave dhe Burimeve Minerale dhe Ministrisë serbe të Minierave dhe Energjetikës.

Është paraparë edhe konferencë e përbashkët e Mickoskit dhe Vuçeviqit.

Sipas Qeverisë së Serbisë, Vuçeviqi do të ketë takim edhe me përfaqësues të shoqatave serbe, shoqërive kulturore-artistike, partive politike, si dhe kompanive serbe të cilat punojnë në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More