Komuna e Tetovës paralajmëroi se me kamera do të zbulojë se kush gjuan mbeturina në qytet

nga D V

Tetovë, 9 tetor – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot zhvilloi një takim me përfaqësues të kompanisë Zaubermaher, ku u diskutuan hapat konkretë për ruajtjen e ambientit dhe pastërtinë në qytet. Paralajmërohet se çdo shkelje do të sanksionohet me masa ligjore në bazë të ligjit për pastërti publike.

“Në kuadër të këtij bashkëpunimi, do të vendosen kamera monitorimi në të gjitha pikat kyçe të qytetit, me qëllim ndjekjen dhe mbikëqyrjen e situatës. Komuna e Tetovës apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të mos hedhin mbeturina në vende të papërshtatshme. Çdo shkelje do të përballet me masa ligjore në përputhje me ligjin për pastërti publike. Le të angazhohemi të gjithë për një qytet të pastër dhe një ambient të shëndetshëm pa mbeturina”, thuhet në deklaratën e Kasamit, të cilën e transmeton Zyra për Komunikime dhe Marrëdhënie me Publikun pranë Komunës së Tetovës.

Në kumtesë, Komuna e Tetovës qytetarët që kanë material inerte ose mbetje që nuk mund të hidhen në kontejner, janë të lutur të kontaktojnë ndërmarrjen publike NKP, e cila do të kujdeset për bartjen e mbeturinave nga shtëpitë e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More