LSDM kërkon dorëheqjen e Bozhinovskës: Gënjeu opinionin për shtetësinë bullgare

nga Xh M

Shkup, 10 tetor – LSDM kërkon dorëheqjen e ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, për shkak të, siç thonë, një sërë skandalesh dhe deklaratash të rreme në publik për shtetësinë e saj bullgare.

“Bozhinovska gënjeu njerëzit, duke fshehur informacione për shtetësinë e saj bullgare. Ndonëse pretendonte se kishte hequr dorë nga pasaporta dhe shtetësia bullgare, nga mediat bullgare publiku mësoi se jo vetëm që nuk hoqi dorë nga ajo, por e gjithë familja e saj ka nënshtetësi bullgare”.

“Fshehja e fakteve dhe gënjeshtra e publikut nga një ministër është kundër të gjitha parimeve etike në politikë. Qytetarët nuk mund t’i besojnë Bozhinovskës dhe asaj që ajo thotë kur ka zgjedhur të mos ua thotë të vërtetën”, thonë nga LSDM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More