Hapja e xhamisë së Namazgjasë, Ergodan: Dhuratë e Turqisë për motrat dhe vëllezërit tanë në Shqipëri

nga Redaksia

Tiranë, 10 tetor – Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kanë dalë në konferencë për mediat në Tiranë, e cila nisi me firmosje e marrëveshjeve mes dy vendeve, me karakter ekonomik dhe social.

Gjatë fjalës së tij, Erdogani theksoi se’ Xhamia e Namazgjasë është një dhuratë Turqisë për motrat dhe vëllezërit tanë myslimanë në Shqipëri’.

Ndër të tjera presidenti turk falënderoi kryeministrin Rama për mikpritjen, të cilin e quajti mik.

“Përsëri sot me mikun tim Edi Rama do të hapim xhaminë e Namazgjasë, një dhuratë e Turqisë, e cila është dhuratë për motrat dhe vellëzërit tanë muslimanë në Shqipëri. Falënderojmë ata që kontribuuan. Xhamia më e madhe në Ballkan do të jetë një vend ku do të mbizotërojë paqja. Falënderoj mikun tim Rama për mikpritjen e sinqertë.”, u shpreh Erdogan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More