Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen më 24 tetor zbarkon në Shkup

nga Xh M

Shkup, 11 tetor – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, po përgatitet për një turne të ri nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe destinacioni i saj i parë do të jetë Shkupi, më 24 tetor.

Vizita e Von der Leyen vjen pas vendimit të Brukselit për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Më 15 tetor, Shqipëria duhet të mbajë konferencën e dytë ndërqeveritare, pas së cilës do të hapë kapitullin e parë negociues.

Për Shkupin, procesi është në ngërç për shkak të moszbatimit të Kornizës negociuese me BE-në, përfshirë kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e pakicës bullgare në të.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More