Do zërë vendin e Salianjit në Kuvend/ Andrea Mano: Jam pjesë e çdo lëvizjeje për ndërrimin e pushtetit

nga Xh M

Andrea Mano pritet të zërë vendin e Ervin Salianjit në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, pasi deputetit demokrat iu hoq mandati pas dënimit të tij me një vit burg nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë lidhur me çështjen ‘Babale’.

Mano, i cili është në listën shumë emërore për kandidatët për deputetë nga PD në zgjedhjet e kaluara parlamentare, foli për mediat duke thënë se i ka dorëzuar dokumentet e nevojshme.

“Unë kam dorëzuar dokumentacionet e nevojshme, përfshirë formularin e dekriminalizimit, për të hyrë në parlament. Marrëdhënia ime me Ervin Salianjin, ka qenë korrekte. Ne vazhdojmë të jemi anëtar të PD-së. Unë jam pjesë e PD dhe opozitës dhe jam pjesë e çdo lëvizje që synon fitoren e opozitës dhe ndërrimin e pushtetit”, tha Mano.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More