Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow

nga Xh M

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow, ka vdekur sot, më 16.10.2024. Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social “X” presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Osmani ka shkruar se Kaidanow ishte një udhëheqëse e guximshme duke luajtur rol të rëndësishëm në shumë ngjarje kritike e historike të Kosovës, para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

“Me pikëllim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Ambasadores Tina Kaidanow, ambasadores së parë të SHBA-së në Republikën e pavarur të Kosovës dhe një mbështetëse e shquar e vendit tonë” – ka shkruar presidentja.Osmani tutje u ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të ambasadores, duke thënë se të gjithë e vajtojnë humbjen e saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More