Haradinaj: Ka përgjime më të rënda se këto të Mimoza Kusarit me Radoiçiqin

nga Xh M

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka deklaruar se ka përgjime edhe më të rënda se këto të Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiq.

Anëtari i Kryesisë së AAK-së u shpreh se shefja e grupit parlamentar të LVV-së, vetëm i ka zbatuar porositë e shefave të saj.

“Ka përgjime tjera edhe shumë tjera edhe shumë më të rënda se këto, të të gjitha niveleve. Po flas prej shefit të Qeverisë e teposhtë kanë pasur komunikim qoftë direkt ose indirekt nëpërmjet sekserëve të vet, do të shohim më vonë ato, besoj që kolegët e juaj i publikojnë, se nuk janë punët e mija ato, as nuk kam pranuar me i posedu”.

“Unë personalisht nuk e fajësoj shefen e grupit, sepse ajo vetëm e ka zbatu një porosi prej shefave. Edhe kur u zgjedh presidentja, edhe pas zgjedhjes së saj, kontaktet asnjëherë nuk i ka ndalë LVV-ja me Listën Srpska”, tha ai në emisionin Pressing në T7.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More