Procesi i reformave për gjyqësorin në fokus të takimit Ademi – Fillkov

nga D V

Shkup, 18 tetor – Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi dhe ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, realizuan takim protokollar.

Në takim, siç bëri të ditur Gjykata Supreme, është diskutuar për shumë çështje nga sfera e gjyqësorit, me theks të veçantë në zbatimin e procesit të reformave, zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore dhe nevojës për ndryshime të zgjidhjeve normative në përputhje me angazhimet për avancimin e sistemit gjyqësor.

Ademi ka theksuar se Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi ndërmerr aktivitete për avancimin e efikasitetit, transparencës, besimit publik, zbatimit të standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe avancimin e praktikës gjyqësore.

Fillkovi i ka theksuar hapat e reformave të drejtuara në ndërtimin e sistemit gjyqësor transparent dhe efikas dhe aktivitetet të cilat ndërmerren në atë plan.

Në atë drejtim, në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë në zbatimin e procesit të reformave në bazë të përcaktimeve strategjike të shtetit dhe parimeve të sundimit të drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More