Haddad: Franca vend mik i Kosovës, do të mbështesim zhvillimin ekonomik të rajonit, reformat dhe dialogun me Serbinë

nga D V

Ministri francez për Evropë, Benjamin Haddad, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, shkruan Express.

Haddad ka thënë se Franca është një vend mik i kamotshëm i Kosovës dhe se do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të rajonit, reformat dhe dialogun me Serbinë.

“Kënaqësi të mirëpresim Kryeministrin Albin Kurti në Forumin Ekonomik të Kosovës në Paris sot në mëngjes.Franca është një mike e kahershme e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim zhvillimin ekonomik të rajonit, reformat dhe dialogun me Serbinë për të promovuar rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE”, ka shkruar Haddad.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More