Izet Mexhiti për një kohë të shkurtë takoi të gjithë lidershipin shqiptar të rajonit

nga Redaksia

Shkup, 19 tetor – Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ka takuar dje ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicat e Malit të Zi, Fatmir Gjeka, me ç’rast është biseduar për thellimin e bashkëpunimit rajonal si të shqiptarëve ashtu edhe me të gjitha kombet në rajon.

Ky takim vjen pas serisë së takimeve diplomatike që Zëvendëskryeministri i Parë zhvilloi për këtë temë.

Ai më herët është takuar me kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ku ka biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Serbi, si dhe për thellimin e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik ndërmjet shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut.

Në këtë frymë disa ditë më parë janë zhvilluar edhe takimet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More