Çupi pas protestës në Strasburg: Opozita në kushte të pabarabarta para zgjedhjeve

nga D V

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi sot nga Strasburgu se “grupi parlamentar i PD-së ka dosje, ka dokumentacion të plotë, ku në kontakte me ndërkombëtarët iu ka paraqitur se çfarë ndodh në Shqipëri”.

Në një prononcim për mediet, Çupi theksoi se “këto janë pankarta të një grupi parlamentar në mënyrë krejt paqësore. Është një manifestim sensibilizimi që kemi vendosur të zhvillojmë brenda dhe jashtë zyrave të Parlamentit Europian”.

“Tashmë është bërë publike, ne kemi komunikuar dhe me qytetarët shqiptarë dhe me demokratët dhe me opinionin publik. Kjo është një fushatë sensibilizimi, qoftë brenda nëpërmjet një marrëdhënieje të kufizuar me parlamentin apo protestave të vazhdueshme si opozitë, por qoftë dhe në kontakte me ndërkombëtarët”, tha Çupi.

Deputetja Çupi përcolli dhe komentin e një prej ndërkombëtarëve në takimin me deputetët e PD.

“Gjatë një takimi të kolegëve tanë brenda, një nga përfaqësuesit ndërkombëtarë që ishte në takim komunikonte me fjali të tilla që ne jemi të surprizuar dhe të shokuar nga të dhënat që vijnë nga Shqipëria”, tha Çupi.

Sipas saj, në Shqipëri sot nuk ka demokraci funksionale.

”Në Shqipëri nuk kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në Shqipëri nuk kemi pushtete të ndara. Në Shqipëri disa muaj para zgjedhjeve kemi një opozitë në kushte të pabarabarta sa i takon futjes në fushatë elektorale me qeverinë. Sot një qeveri dhe një kryeministër totalisht në funksion të fushatës dhe një kryetar opozite të izoluar”, theksoi Çupi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More