Andreas Schieder, raportuesi i ri i PE-së për Shqipërinë

nga D V

Shumica e grupeve politike në Parlamentin Evropian kanë propozuar anëtarët e tyre për postet e Raportuesve për vendet e Ballkanit Perëndimor, sipas “European Western Balkans”.

Më parë, grupet politike kishin rënë dakord për ndarjen e pozicioneve të raportuesve.

Tonino Picula (Kroaci, S&D) do të jetë raportuesi i ri për Serbinë ndërsa Andreas Schieder (Austri, S&D) do të jetë raportuesi për Shqipërinë.

Në Parlamentin e mëparshëm Evropian, në pozicionin e raportuesit për Shqipërinë ishte Isabel Santos (Portugali, S&D).

Thomas Waitz (Austri, Të Gjelbrit/EFA) do të jetë raportuesi i ri për Maqedoninë e Veriut dhe Marjan Sarec (Slloveni, “Renew Europe”) do të jetë raportuesi për Malin e Zi.

Partia Popullore Evropiane (EPP) ka marrë pozitat e raportuesit për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën.

Sipas burimeve, raportuesi për Kosovën do të jetë Riho Terras nga Estonia, ndërsa kandidati për Bosnjë-Hercegovinën ende nuk dihet.

Të gjitha propozimet nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht.

Raportuesit për Ballkanin Perëndimor janë anëtarë të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme (AFET), të ngarkuar me hartimin e raporteve vjetore mbi gjendjen në vendet kandidate dhe ato kandidate potenciale nga rajoni. Raportet më pas diskutohen në seancën plenare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More