Taravari takon drejtoren rajonale të UNFPA, Florens Bauer

nga D V

Shkup, 1 nëntor – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në kuadër të takimit të 74 Rajonal të OBSH-së, zhvilloi takim bilateral me drejtoren rajonale të UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, Florens Bauer.

Në takim u diskutua për sukseset e deritashme në bashkëpunim, përfshirë uljen e vdekshmërisë së nënave dhe të porsalindurve, futjen e klinikave gjinekologjike mobile dhe forcimin e skrinimit për kancerit e qafës së mitrës.

Në përfundim, ky takim thekson përkushtimin e përbashkët për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të siguruar një mbulim më të mirë për të gjithë qytetarët, duke afruar vendin më pranë standardeve evropiane të shëndetit.

Ministria mbetet e përkushtuar për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta për përparimin e mbulimit universal shëndetësor dhe promovimin e shëndetit seksual dhe riprodhues me partneritete të gjera në rrugën drejt BE-së”, qëndron në kumtesën. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More