Kasami takoi euroambasadorin, Rokas

nga Xh M

Shkup, 5 nëntor – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mirëpriti në një takim zyrtarë ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas.

Në takimin e zhvilluar në selinë e Lëvizjes BESA, kryetari Kasami ambasadorin e njoftoi për situatën aktuale politike në vendin tonë, për qeverinë e re, me theks të veçantë rolin e rëndësishëm të koalicionit VLEN në Qeveri.

Në fokus të bashkëbisedimit ishte gjithashtu procesi euro-integrues i vendit, për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndërmerren në drejtim të avancimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Gjithashtu, në takim u fol rreth ndryshimeve kushtetuese, shfuqizimin e balancuesit dhe ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që do të propozohet nga koalicioni VLEN, me të cilin do të eleminohen keqpërdorimet në punësimet e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në institucionet shtetërore.

Rruga euroatlantike mbetet prioritet i veçantë për Lëvizjen BESA dhe koalicionin VLEN, prandaj u dakorduam që bashkëpunimi me institucionet relevante ndërkombëtare të thellohet më shumë, me qëllim avancimin e agjendës eurointegruese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More