Presidentja Siljanovska Davkova uron Trampin

nga D V

Shkup, 6 nëntor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e uroi Donald Trampin për zgjedhjen e tij si president të SHBA-së.

“Urime të përzemërta për zgjedhjen e Donald Trampit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë suksese në kryerjen e detyrës së tij me përgjegjësi”, thuhet në postimin e presidentes në Fejsbuk.

Ajo theksoi se Maqedonia si mike dhe partnere e dëshmuar e SHBA-së, do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet amerikane dhe globale për paqe, stabilitet dhe siguri, bazuar në nevojën për drejtësi, respektim të së drejtës ndërkombëtare, liri dhe dinjitet njerëzor në botë.

“Jam e bindur se në periudhën e ardhshme partneriteti ynë strategjik do të përmirësohet dhe pasurohet dhe se SHBA-ja do të ndihmojë në përmbushjen e qëllimeve strategjike të Maqedonisë”, theksoi Siljanovska Davkova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More