Shkup, 6 nëntor – Zgjedhjet janë një festë e çdo demokracie në botë. Ky është momenti kur qytetarët shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të shprehur vullnetin dhe për të përcaktuar drejtimin që do të ndjekë vendi i tyre. Аmerikanët vendosën për drejtimin që duan për katër vitet e ardhshme.
I urojmë sinqerisht suksese presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump, duke shpresuar që ai të ketë një mandat të mbushur me vendime të mençura dhe lidership të fortë, i cili do të ruajë rolin e SHBA-së si lider dhe garant i vlerave themelore të demokracisë botërore. Jemi të bindur se SHBA-ja do të vazhdojë të mbetet simbol i lirisë dhe shembull i parimeve demokratike që frymëzojnë shumë kombe anembanë botës.
Koalicioni VLEN mbetet i përkushtuar për të vazhduar dhe për të thelluar partneritetin strategjik me SHBA-në, të cilin e konsiderojmë aleatin
tonë më të rëndësishëm ndërkombëtar. Ky partneritet, që bashkon të dy vendet tona mbi vlera dhe qëllime të përbashkëta, është një themel për
sigurinë, stabilitetin dhe përparimin, jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në nivel global.