Spiropali: Shqipëria, rol aktiv në bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon

nga D V

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, PABSEC, Asaf Hajiyev.

Spiropali dhe Hajiyev diskutuan mbi bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe PABSEC, Presidencën e sukseshme të Kuvendit në këtë organizatë gjatë periudhës nëntor 2023-qershor 2024, kontributin për eficiencën dhe efektivitetin e veprimtarisë së PABSEC, lehtësimin e dialogut, bashkëpunimit dhe integrimit rajonal dhe rritjen e bashkëpunimit të PABSEC me Bashkimin Europian.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryetari i delegacionit të Kuvendit në këtë organizatë, Petro Koçi, dhe anëtarët Pranvera Resulaj dhe Paulin Sterkaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More