Shkup, 8 nëntor – Në Bashkimin Evropian tashmë nuk ka asnjë dilemë se vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të bëhen anëtare të BE-së. Ky është qëndrim i eurodeputetit dhe raportuesit pë Maqedoninë e Veriut në Parlamentin evropian, Tomas Vaitz, i shprehur në Bruksel me zëvendëskryeministrin e angazhuar për politika të sundimit të mirë, Arben Fetai. informojnë nga kabineti i tij.
Raportuesi Vaitz tha se Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë momentin e krijuar për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës dhe të bëjë gjithçka që është në fuqinë e saj për t’i nisur negociatat me qëllim të anëtarësimit të shpejtë në BE. Ai premtoi se do të bëjë gjithçka është në fuqinë e tij dhe të Parlamentit evropian për ta realizuar këtë qëllim të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Fetai e informoi eurodeputetin Vaitz për aktivitetet e Qeverisë për zbatim të agjendës reformuese, posaçërisht në pjesën e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit. Fetai e theksoi edhe rëndësinë për ndërtim të Korridorit 8 si projekt i sigurt edhe për përballje me sfidat ekologjike.
Ai shprehi shqetësim për ndikimin rus ndaj hapësirës informuese të Maqedonisë së Veriut, që duhet të trajtohet si çështje serioze për sigurinë nacionale.