Arrestohen tetë të mitur në Malishevë, policia jep detaje shtesë

nga D V

Tetë të mitur janë arrestuar pasi që ishin përfshirë në një rrahje mes tyre.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 14:05, në Malishevë.

Tutje në raport bëhet e ditur se dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri.

“Janë arrestuar tetë meshkuj  kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More