Shkup, 15 nëntor – Drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev sot ka marrë pjesë në marshin kondicionues, të organizuar nga ana e pjesëtarëve të Njësitit për sistemim të shpejtë.
Nga MPB-ja kanë njoftuar se aktiviteti ka qenë i organizuar konform programit vjetor për stërvitje të pjesëtarëve të Njësitit për sistemim të shpejtë, për rritje të gatishmërisë fizike të pjesëtarëve të njësitit.
Marshi kondicionues është realizuar nga objekti i Sektorit për sigurim të personaliteteve të caktuara dhe objekte përmes Vodnos së Mesme deri të Kryqi i mijëvjeçarit në Vodno.