Zv.kryeministri Izet Mexhiti nuk përjashton mundësinë e rishikimit të teksteve shkollore me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve

nga Redaksia

Shkup, 17 nëntor – Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti premton rishikim të teksteve shkollore me tendenca ofenduese ndaj kulturës dhe historisë shqiptare.

Ai tha për Alsat se për këtë çështje, mund t’i jepen kompetenca Institutit të Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve.

Mexhiti nënvizoi se kjo do të ndodh pa pasur nevojë të pritet për një iniciativë rajonale, duke i’u referuar mundësisë për hapje të teksteve shkollore, pas kërkesës së presidentit bullgar, Rumen Radev, i cili ditë më parë kërkoi hapur ndryshimin e disa teksteve shkollore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More