Ganiu përgëzon për fitore klubet e hendbollit dhe basketbollit nga Çairi

nga Xh M

Shkup, 17 nëntor – Vajzat dhe djemt sportiv të Çairit na bëjnë krenar me fitoret e tyre! Dy fitore të mëdha nga klubet sportive të Çairit, të cilat shkruajnë histori në hendboll dhe basketboll, duke treguar forcën dhe shpirtin luftarak të komunitetit tonë.

Vajzat e hendbollit të WHC Çair shënuan një sukses të jashtëzakonshëm, duke triumfuar ndaj ekipit portugez Colegio De Gaia me rezultat dramatik 28:26. Me këtë fitore, ato sigurojnë vendin në 1/8 e finales së Kupës së Europës, duke na bërë të gjithëve krenarë me arritjen e tyre historike. Ju lumtë, kampione të Çairit!

Edhe djemtë e basketbollit të KB Çair po tregojnë dominimin e tyre në Superligën e Maqedonisë. Në një ndeshje të fortë ndaj KK TFT, ata triumfuan me rezultat të ngushtë 92:94. Pas 7 xhirosh, KB Çair kryeson ligën, duke mposhtur edhe ekipet më të fuqishme, përfshirë kampionin e shumëfishtë KK MZT javën e kaluar.

Këto dy fitore të mëdha janë dëshmi e përkushtimit, talentit dhe shpirtit garues të sportistëve tanë. Çairi vazhdon të jetë qendra e suksesit sportiv në vend dhe në Europë.

Urime për këto arritje madhështore – krenaria jonë vetëm po rritet!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More