Shtyhet seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, mungon Glauk Konjufca

nga D V

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shtyrë seanca në rastin e njohur si “rasti i përdorimit të gazit lotsjellës në Parlamentin e Kosovës”, ndaj deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputetëve të tjerë të opozitës së atëhershme.

Musa Damati, avokati i deputeti Pal Lekaj, tha për Telegrafin se klienti i tij nuk ka kryer asnjë vepër penale.

“Është shtyrë seanca në rastin e njohur si rasti i përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga ish deputet e opozitës të asaj kohe, dhe në raport me klientin tim deputetin Pal Lekaj nuk ekziston as edhe një element i cili do të mund të krijonte figurën e posaçme të veprës penale për të cilën ngarkohet, pra në këtë proces do të konfirmohet pafajësia e tij”, u shpreh Damati.

Avokati Musa Damati

Damti pohoi se seanca u shty për shkak se ka munguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca,

“Seanca e sotshme u shty për shkak të mungesës së kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca i cili kishte paralajmëruar se për shkak të agjendës zyrtare gjendet jashtë vendit, ndërsa seanca e radhës u caktua për datën 27 nëntor 2024 nga ora 11:00”, shtoi tutje ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More