Deri të shtunën mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut

nga D V

Shkup, 19 nëntor – Prej nesër deri të shtunën nën ndikim të valës së lagësht të ajrit moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Gjatë natës të së enjtes do të ketë reshje më të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa të premten dhe të shtunën në orët e pasdites reshjet sërish do të jenë më të rrëmbyeshme, mbi 25 litra në metër katror dhe do të kalojnë në borë, diku edhe në vendet më të ulëta.

Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në vendet më të larta dhe në male, në pjesët perëndimore dhe veriore do të formohet shtresë e dëborës. Deri të shtunën do të fryjë erë e përforcuar deri në të fortë, që do të jetë edhe mbi 70 kilometra në orë.

Temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej një deri në 9 gradë, ndërsa ato maksimale prej tre deri në 17 gradë. Më ftohtë do të jetë të dielën me temperaturë të mëngjesi prej -10 deri në -1 gradë, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej pesë deri në 12 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More