E rëndë/ Bie nga kati i 10-të, humb jetën 26-vjeçari shqiptar, mik i ngushtë i reperit të njohur

nga Xh M

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku 26-vjeçari shqiptar Klajdi Mancaku, është gjetur i vdekur. Sipas autoriteteve vendase, dyshohet se i riu është hedhur nga kati i 10-të i një pallati, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të dyshimta dhe janë nën hetim.

Lajmi ka tronditur miq e të afërm të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen e ngushëllime në rrjete sociale për humbjen tragjike.

Mancaku ishte i njohur për përfshirjen e tij në një konflikt të ndodhur një vit më parë në Shqipëri, që nisi pas një debati në rrjetin social TikTok.

Në atë kohë, ai plagosi dy të rinj dhe u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit.

Në incidentin e një viti më parë, Mancaku u përball me Mario Vrionin, pas një debati telefonik mes tyre.

Ata u takuan për t’u sqaruar, por situata u përshkallëzua në dhunë. Vrioni ishte shoqëruar nga kushëriri i tij, Jurgen Vrioni, dhe një mik tjetër, Arbër Haxhiu.

Sipas hetimeve, Mancaku qëlloi ndaj tyre, duke i lënë të plagosur.

I ndjeri njihet edhe si mik i ngushtë i reperit Cllevio Serbiano.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More