Nga nesër reshje të përkohshme të shiut dhe borë në zonat malore

nga Xh M

Shkup, 20 nëntor – Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në zonat malore borë. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë veriperëndimore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 2 deri në 13 gradë.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, ditën e premte gjatë ditës do të fryjë erë e fortë jugore, ndërsa pasdite dhe në fund të ditës do të ketë reshje të shiut, vende-vende më të rrëmbyeshme, mbi 30 litra për metër katror.

Gjatë natës do të fillojë të fryjë erë e fortë nga veriu, reshjet e shiut do të kalojnë në borë e në disa vende më të ulëta dhe do të formohet shtresë bore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More