Sot Dita e Forcës, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarë

nga D V

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës ka ftuar qytetarët që marrin pjesë në “Ditën e  hapur”, që do të mbahet me rastin e Ditës së Forcës, më 27 nëntor, nga ora 10:00 deri në ora 14:00.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 12:00, do të jenë të pranishëm udhëheqësit më të lartë shtetërorë, të cilët do të kanë adresim për media duke filluar nga ora 13:00.

Gjatë kësaj dite, do të keni mundësinë të vizitoni kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të prezantohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More