Ministri Minçev realizoi takim me përfaqësuesit e OECD-së dhe SIGMA

nga D V

Shkup, 28 nëntor – Ministri i Administratës Publike Goran Minçev, realizoi takim pune me Bagrat Tunijan, këshilltar i lartë në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Gregor Virant, udhëheqës i programit SIGMA, ku u diskutua për reformat rrjedhëse në administratën publike dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në implementimin e tyre.

Fokusi kryesor i takimit është vendosur në prioritetet dhe përpjekjet e Ministrisë së Administratës Publike, veçanërisht në ligjet dhe strategjitë që kanë për qëllim përparimin e efikasitetit dhe profesionalitetit të institucioneve publike.

Siç njoftuan nga Ministria e Administratës Publike, Minçev theksoi vlerën e reformave në administratën publike për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe për ndërtimin e besimit më të madh të qytetarëve në institucione. Ai dërgoi falënderim për mbështetjen profesionale të vazhdueshme nga ana e OECD-së dhe SIGMA-s, dhe theksoi se Ministria e Administratës Publike mbetet plotësisht e përkushtuar në modernizimin e sektorit publik dhe përmirësimin e efikasitetit të tij.

Udhëheqësi i programit SIGMA Virant, i prezantoi rekomandimet dhe vëzhgimet e tij për sfidat me të cilat përballet Ministria, veçanërisht në fushën e menaxhimit me shërbimet publike dhe përforcimin e kapaciteteve administrative.

Në takim u theksua mundësia për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimit të rregullt të përvojave, si dhe ndjekja e përparimit në realizimin e reformave kyçe.

Takimi është vlerësuar si një hap i rëndësishëm drejt përparimit të administratës publike dhe nxitjes së partneriteteve afatgjate për reforma.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More