Moti sot i vranët dhe me riga shiu

nga D V

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius.

“Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar dhe lokalisht të intensitetit të lartë”.

“Në viset e larta rigat e shiut parashihen të shoqërohen me reshje bore.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More