Policia e Kosovës bastisje në dy fshatra në veri pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc

nga Xh M

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon aktualisht një aksion në Uglarë të Zubin Potokut, në afërsi të kanalit të ujit Ibër-Lepenc, ku ndodhi mbrëmë një shpërthim i fuqishëm.

Policia ka bastisur disa shtëpi, me ç’rast në një lokacion kanë gjetur sasi armatimi dhe nitroglicerinë [kjo e fundit përdoret për prodhimin e eksplozivëve}.

Burimet e medias kanë bërë me dije se do të ketë edhe bastisje të tjera të vazhdueshme dhe që ndërlidhen me shpërthimin e Ibër Lepencit në Zubin Potok.

Në tri ditët e fundit tri sulme kanë ndodhur në veriun e Kosovës. Më pak se 24 orë pas sulmit me granatë dore në ndërtesën e Komunës në Zveçan, ka ndodhur një shpërthim në rrjetin e ujësjellësit të Ibër-Lepencit në fshatin Varagë të Zubin-Potokut të premten.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More