Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” fillon përgaditjet për kushte ideale për skijim

nga Xh M

Tetovë, 1 dhjetor – Nga Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” njoftojnë se mbrëmjen e djeshme kanë nisur shtypjen e borës, si përgatitje për sezonin dimëror.

Nga “Kodra e Diellit” thonë se po përgatiten për kushte ideale për skijim.

“Bora po zbardh Kodrën e Diellit! Jemi të gëzuar të ju njoftojmë se kemi filluar shtypjen e borës në Kodrën e Diellit, për t’ju ofruar kushte ideale për skijim dhe aktivitete dimërore. Kjo do të thotë më shumë mundësi për të shijuar çdo moment të sezonit të dimrit, në një nga destinacionet më të preferuara!

Përgatituni për një dimër të mrekullueshëm!”, thonë nga QS “Kodra e Diellit”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More