Raportuesi për RMV-në, Vaic: Keni kujdes raportet e brendshme

nga Xh M

Bruksel, 2 dhjetor – Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Tomas Vaic, kërkoi nga Mucunski sqarime lidhur me situatën aktuale, sidomos mes partive shqiptare, raportet ndëretnike dhe të drejtat e pakicave.

“E drejta e pakicave është diçka që e respektojmë edhe në suaza të kornizës në BE. Edhe një pyetje lidhur me grupet e ndryshme etnike në shtet. E dimë se partitë politike shqiptare, pra, shohim se ka një lloj turbulence në ditët e kaluara. A janë këto tensione brenda bashkësisë etnike shqiptare që mund të shpijnë në rritjen e tensioneve etnike në shtet? Po ashtu na flisni edhe për korridorin 8 dhe 10 D, që është me rëndësi për ne në BE?!”, – theksoi raportuesi i RMV-së në BE, Tomas Vaic.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More