Podujevë, shpërndahen 80 koshere për fermerë

nga D V

Në kuadër të projektit “Furnizim me pajisje për bletë” Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Podujevë ka bërë shpërndarjen e 80 koshereve të tipit “LR” trekatëshe antivaro për fermerët përfitues.

Në ceremoninë e shpërndarjes mori pjesë edhe drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Lirie Hoti e cila uroi fermerët përfitues.

“Uroj që përfitimi i këtyre pajisjeve t’ju ndihmojë në përmirësimin e aktivitetit tuaj dhe në rritjen e produktivitetit në sektorin e bletarisë. Unë jam e bindur që kjo mbështetje do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrushëm të këtij sektori, duke ju mundësuar përfitime më të mëdha në punën tuaj”, tha drejtoresha Hoti.

Ditëve në vijim do të shpërndahen edhe duplikatorët elektrikë, të cilët janë në kuadër të këtij projekti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More