Trençevska: Le ta lëmë Gjykatën Kushtetuese të përfundojë punën sipas kompetencave të saj

nga D V

Shkup, 10 dhjetor – Duhet ta lëmë Gjykatën Kushtetuese që ta kryejë punën sipas kompetencave të saj, tha sot deputetja e LSDM-së, Jovanka Trençevska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit për zhvillimet e fundit në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është një nga pikat e rendit të ditës nesër në seancën e Gjykatës Kushtetuese, që sërish ka shkaktuar reagime nga BDI.

“LSDM-ja me kujdes e ndjek gjendjen me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe seancën e caktuar më 11 dhjetor të Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese si organ duhet ta nbrojë kushtetutshmërinë e ligjeve, të të gjitha rregulloreve dhe nga ky aspekt ashpër e dënojmë politizimin e një çështjeje të tillë dhe besojmë se Gjykata Kushtetuese duhet ta kryejë punën sipas kompetencave të tyre”, theksoi Trençevska.

LSDM-ja e ka përshëndetur vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së për futjen e personave të rinj në listën e zezë, tha deputetja Jovanka Trençevska.  

Ajo tha se praktika e nxitjes së tensioneve nga disa aktorë politik vetëm i thellon problemet.

“Praktika e nxitjes së tensioneve nga aktorë të caktuar politikë nuk kontribuon në zgjidhjen e problemeve, përkundrazi i thellon ato. Përgjegjësia për të ardhmen e vendit tonë është e të gjithëve neve, e të gjitha partive politike, e të gjithë aktorëve dhe për këtë ne besojmë se duhet ta lëmë Gjykatën të bëjë punën e saj sipas kompetencave të saj. Si LSDM do ta monitorojmë të gjithë situatën dhe do të reagojmë në përputhje me zhvillimet”, tha ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More