Në Kuvend seanca do të mbajnë tre komisione

nga D V

Shkup, 11 dhjetor – Në Kuvend sot seanca do të mbajnë tre komisione – Komisioni për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, Komisioni për financim dhe buxhet dhe Komisioni për arsim, shkencë dhe sport.

Anëtarët e Komisionit për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Pyje, me procedurë të shkurtuar.

Në rend të ditës së Komisonit për financim dhe buxhet janë Propozim-ligji për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2025, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sa i përket detyrimeve nga Marrëveshja financiare e destinuar për financimin e projektit “Interkonektor i përçimit të gazit natyror Greqi – Maqedonia e Veriut, pjesa e Maqedonisë së Veriut”, që do të nënshkruhet ndërmjet Bankës evropiane të Investimeve dhe Shoqërisë aksionare për kryerjen e veprimtarive enegjetike – resurse energjetike nacionale Shkup, në pronësi të shtetit, Propozim-ligji për sistemin e kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurime Publike, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Anëtarët e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport do të diskutojnë për Propozim ligjin për shfuqizimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë nacionale për teknologji nukleare të Republikës së Maqedonisë, Propozim-ligjin për Kornizën Nacionale të Kualifikimeve dhe Propozim-ligjin për librat shkollorë në arsimin fillor dhe të mesëm, të gjitha në lexim të parë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More