Shqipëria kandidon për të mikpritur World Law Congress, Rama: Vlerësim për arritjet gjatë kësaj dekade

nga D V

Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i World Law Congress, një forum botëror me një reputacion dhe prestigj të jashtëzakonshëm.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”, një portë unike për akses të shpejtë dhe të lehtë në informacion, që vendos transparencën buxhetore si prioritet.

Rama theksoi se zgjedhja e vendit mikpritës për këtë forum, është pa diskutim jo thjesht pjesë e nevojës për të pasur një infrastrukturë mikpritjeje të denjë, por lidhet me çfarë vendi mikpritës përfaqëson në aspektin përmbajtësor të këtij forumi.

“Zgjedhja e Shqipërisë, si një ndër kandidatët për të marrë mikpritjen e World Law Congress, lidhet pa diskutim me imazhin tërësisht të ri të Shqipërisë dhe me vlerësimin botërisht konsensual të gjithçkaje Shqipëria ka bërë në këtë dekadë në drejtim të shtetit të së drejtës”, tha Rama.

Ndërkohë, Kryeministri u shpreh shpresëplotë se ne nuk jemi thjesht një vend kandidat, por që do të jemi vendi mikpritës i këtij forumi vitin e ardhshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More