Nga nesër reshje të përkohshme të shiut, temperaturat e mëngjesit dukshëm më të ulëta

nga D V

Shkup, 13 dhjetor  – Prej nesër në orët e mbrëmjes të së hënës do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në viset më të larta të dielën, veçanërisht në pjesët perëndimore reshjet do të jenë me borë. Veçanërisht të dielën dhe të hënën përgjatë Vardarit do të fryjë erë nga drejtimi verior, ndërsa në fillim të javës temperaturat e mëngjesit do të jenë dukshëm më të ulëta.

Siç kumton DPHM-ja, moti nesër do të jetë pjesërisht i vranët, në mëngjes me paraqitje të mjegullës ose vranësira të ulëta nëpër lugina. Nga pasditja veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male, veçanërisht në zonat perëndimore edhe borë. Gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përkohshme e përforcuar kryesisht nga drejtimi juglindor.

Në tre ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në shtatë gradë, ndërsa ajo maksimale nga dy deri në 11 gradë Celsius.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More